Komuna e Obiliqit blen dy vetura të reja me zero kilometrazh, në vlerë rreth 38 mijë euro

Tenderi e nisi me datën 8 të muajit të kaluar, Komuna e Obiliqit tashmë ka kontraktuar blerjen e dy veturave të reja, prodhim i vitit 2022 me kilometrazhe zero me vlerë të përgjithshme 37,780 euro

Me datën 8 shtator 2022, Komuna e Obiliqit hapi tender për blerjen e dy veturave për nevoja të saj. Për blerjen e veturave komuna kishte parashikuar të nënshkruaj kontratë ne vlerë deri 37,800 euro, me kohëzgjatje 30 ditë.

Procedura e hapur e prokurimit, ishte lloji i procedurës së përdorur për këtë aktivitete të prokurimit me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Afati i përshpejtuar u përdor për këtë tender, dhe data për pranimin e tenderëve ishte 19 shtator 2022

„Bazuar ne kërkesën e njësisë kërkuese të datës 23.08.2022 me nr protokolli VII-329 është inicuar procedure me afat të përshpejtuar . Arsyetim nga njësia kërkuese Duke u mbështetur nga të gjithë Operatoret Ekonomik të cilët bëjnë furnizimin me automjete ne Kosove , ka vështirësi të medha në liferim për shkak të prodhimit te vogël te automjeteve , për shkak të krizës ndërkombëtare . Ky është një problem edhe për ne sepse buxheti është grand dhe ne kemi afate të caktuara për shpenzim , prandaj është e nevojshme qe ne te jemi sa me afatshkurte ne këtë proces.“, thuhet në njoftim

Në këtë aktivitet të prokurimit u pranua vetëm një tender,me vlerë të përgjithshme të kontratës 37,780 euro, të cilës kompani edhe ju është dhënë kontrata.

Sipas kontratës së nënshkruar komuna ka kontratkuar 37,780 euro për blerjen e dy veturave apo 18,890 euro për copë.

Në bazë të paramasës, në mes tjerash kërkohet që viti i prodhimit të vetuarve duhet të jetë viti 2022, me kilometrazh zero, me ngjyrë të bardhë,  minimum me 5 ulëse dhe po aq dyer, motor me kapacitet 1.5/cm3 me fuqi motorrike 75 KW,  me karburant diesel…

Vetura sipas kërkesave duhet të kenë garancion dy vite përfshirë edhe servisimin per aq kohë.