Arkiv: Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Jugut

Komuna e Mitrovicës sqaron mos përfshirjen e emrit të vogëlushes rome Elizabeta Hasani në pllakën përkujtimore

Komuna e Mitrovicës përmes një reagimi ka sqaruar mos përfshirjen e emrit të pesë vjeçares rome Elizabeta Hasanu në pllakën përkujtimore të masakrës në tregun e Mitrovicës.

Sipas njoftimit, komuna ka pritur me shqetësim reagimin e djeshëm të Shkëlzen Gashi, për mungesën e emrit të vogëlushes së ndjerë Elizabeta Hasani nga komuniteti rom, në pllakën përkujtimore kushtuar viktimave të masakrës së 13 Marsit 1999 në tregun e Mitrovicës.

Në sqarimin e komunës thuhet se sipas informatave zyrtare të cilat i ka pasur komuna deri më tani të siguruara nga zyra rajonale e KMLDNJ-së, dhe zyra për viktimat e luftës në kuadër të Drejtorisë̈ për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, kanë figuruar 6 të vrarë dhe 128 të plagosur, disa më rëndë e disa më lehtë.

Të dhënat e njëjta kanë qëndruar për 20 vite edhe në pllakën e vjetër përkujtimore e cila është zëvendësuar me pllakën e re, pa asnjë̈ reagim.

“Komuna e Mitrovicës asnjëherë̈ nuk ka marrë veprime diskriminuese dhe paragjykuese, përkundrazi gjithmonë̈ ka pasur qasje progresive ndaj komuniteteve pakicë në Mitrovicë, gjë që dokumentohet me takime të shpeshta në Komunë dhe në komunitetet, por edhe me investime infrastrukturore në lagjet ku kryesisht jetojnë̈, dhe jemi komuna e vetme në Kosovë qe e kemi Qendrën e Kulturës enkas për komunitete, ku i zhvillojnë̈ aktivitetet e tyre kulturore, debatet mbi forcimin e rolit të gruas e të rinjve dhe integrimin e plotë në shoqëri “, thuhet në reagim.

Ata kanë theksuar se një vit para ngritjes së pllakës përkujtimore, respektivisht me datë 03.04.2019, kemi bërë thirrje publike përmes web faqes zyrtare të komunës për gjithë̈ ata që kanë informata për viktimat dhe të lënduarit, që të lajmërohen në zyrën e tyre për të pasur evidence sa më të plotë.

Komuna e Mitrovicës ka shprehur gatishmërinë që gabimin eventual edhe pse siç kanë thënë pa fajin e Komunës dhe pa asnjë̈ qellim do ta përmirësojnë pa asnjë̈ hezitim.

” Po ashtu mendojmë̈ se roli i shoqërisë̈ civile është̈ të këshilloj dhe sugjeroj e jo të sulmoj pa ndonjë̈ debat paraprak. Tek e fundit as ata nuk mund të i ikin përgjegjësisë̈ për fshehje të faktit krejt këto vite, nëse i kanë pasur në dispozicion “, thuhet në fund të reagimit.

Nënkryetari i Mitrovicës flet rreth mungesës së emrit të romes 5-vjeçare në pllakën përkujtimore të masakrës në treg