Mitrovica e Veriut. Foto: Atdhe Mulla/Kallxo.com

Komuna e Mitrovicës së Veriut mbyll dyert pas infektimit të punëtorëve me COVID-19

Që tre ditë, Komuna e Mitrovicës së Veriut i ka mbyllur dyert për qytetarët. Rrjedhimit, asnjë shërbim nuk po ofrohet për qytetarët e kësaj komune.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar Bashkim Cimili, zëvendëskryesues i asamblesë komunale në Komunën e Mitrovicës Veriore. Ai ka thënë se shkak për mbylljen e objektit të Komunës, është infektimi i disa punonjësve me COVID-19.

“Nuk është duke punuar, sepse ka të infektuar, diku 7 ose 8 vetë. Që katër-pesë ditë Policia po qëndron aty përpara Komunës me një automjet. Prej të hënës, nuk po punon komuna, nuk ofron asnjë shërbim”, ka deklaruar Cimili i cili është asamblist nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.