
Foto: Komuna e Mitrovicës
Komuna e Mitrovicës përfiton grant afro 700 mijë euro për përformancë të mirë komunale
Komuna e Mitrovicës ka përfituar grant në vlerë prej 693,472 euro për përformancë të mirë komunale.
“Kryetari i komunës, Bedri Hamza, së bashku me ministrin e MAPL, z. Elbert Krasniqi dhe përfaqësuesen nga projekti Demos, znj. Celestine Krosschell sot kanë nënshkruar marrëveshjen për përfitimin e grantit të përformancës komunale”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Sipas njoftimit, qëllimi i këtij projekti ka qenë ofrimi i asistencës teknike për komunat që performojnë mirë në qeverisjen demokratike, në menaxhimin komunal dhe në ofrimin e shërbimeve.
“Me këtë rast, Komuna e Mitrovicës ka arritur të përfitoj grant në vlerë prej 693,472 euro falë rezultateve të mira të treguara në indikatorët e vlerësuar nga MAPL në bashkëpunim me qeveritë zvicerane, suedeze dhe norvegjeze”, është bërë e ditur tutje në njoftim.