Foto: Komuna e Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës përfiton 600 kontejnerë nga donacioni gjerman

Komuna e Mitrovicës sot ka pranuar një donacion nga organizata gjermane GIZ rreth 600 kontejnerë, me nga 240 litra, të cilët do të shërbejnë për ndarjen e mbeturinave te riciklueshme në lagjen “Ilirida” në qytetit të Mitrovicës.

Sipas një njoftimi të kësaj komune, ky donacion është mbështetur nga GIZ-i dhe projekti u implementua nga organizata Green Art Center, ku do të jenë të përfshira rreth 600 familje dhe biznese për ndarje e riciklim të mbeturinave.

Sipas Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit, kontejnerët do të fillojnë të shpërndahen në lagjen “Ilirida”, gjatë javës së ardhshme.

Me këtë rast drejtori Asllan Isufi ka kërkuar nga qytetarët të mbështesin këtë projekt i cili ka filluar së zbatuari edhe në lagje tjera të qytetit të Mitrovicës.