Komuna e Mitrovicës nga e hëna me aksion kundër 'uzurpuesve'

Nga e hëna, Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë do të nisë aksionin për lirimin e hapësirave publike në këtë qytet me asistimin e Policisë së Kosovës.

Drejtori i Inspekcionit, Valon Brahimi, sot është takuar me zëvendësdrejtorin e Policisë në Mitrovicë, Fitim Zahitin dhe janë dakorduar për hapat e ardhshëm.

Sipas njoftimit, aksioni ka për qëllim mundësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në të gjitha hapësirat publike.