Foto: Atdhe Mulla

Komuna e Mitrovicës ndan 20 mijë euro për Shqipërinë

Me propozim të kryetari të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, Kuvendi Komunal ka ndarë 20 mijë euro për Shqipërinë

Kjo u bë në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, ku Bahtiri ka kërkuar që të vendoset si pikë e rendit të ditës, ndihma me mjete financiare në vlerë prej 20 mijë euro, për familjet e dëmtuar nga tërmeti që ka ndodhur dje në Shqipëri.

Me këtë rast këshilltarët komunal unanimisht kanë aprovuar këtë rend dite, duke e përgëzuar dhe përkrahur iniciativën e kryetarit Bahtiri, për tu dalë në ndihmë sado pak atyre familjeve.

Më pas, të gjitha grupet politike në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, kanë shprehur ngushëllimet dhe solidarizimin e tyre me  vëllezërit me motrat në Shqipëri.

Edhe dje komuna e Mitrovicës kishte ndarë 2 mijë euro si ndihmë për Shqipërinë, pas tërmetit të djeshëm.