Arkiv: Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Jugut

Komuna e Mitrovicës ndan 2 mijë euro ndihmë për Shqipërinë

Komuna e Mitrovicës që udhëhiqet nga Agim Bahtri, ka njoftuar se ka ndarë 2 mijë euro ndihmë emergjente për Shqipërinë.

“Komuna e Mitrovicës ndan 2 mijë euro nga buxheti i saj për ti ndihmuar Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit. Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, tha se vendimi është marrë me qëllim që sado pak t’u dilet në ndihmë këtyre banorëve, të cilët janë përballur sot me lëkundje të forta tërmeti”, thuhet në njoftimin e komunës.

“Përkundër mundësive modeste, ne kemi vendosur që qytetarëve të Shqipërisë t’u ndihmojmë me një ndihmë financiare, në mënyrë që sado pak të ndihmojmë në përballimin e situatës së krijuar”, citohet të ketë thënë i pari i kësaj komune, Agim Bahtiri.

Po ashtu, ai shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave dhe gjithë të lënduarve u dëshiron shërim të shpejtë.

Sot në orët e para të mëngjesit Shqipëria u godit nga një termet i fortë. Deri më tani, sipas autoriteteve shqiptare shtatë persona kanë vdekur. Në mesin e  tyre, dyshohet edhe për një shtetas të Kosovës.