Komuna e Mitrovicës ndalon qarkullimin e trotinetëve elektrikë në hapësira publike

Qarkullimi i trotinetëve elektrikë, biçikletave elektrike, motoçikletave dhe mopedëve elektrikë, duke filluar nga sot është i ndaluar në sheshin e Mitrovicës së Jugut, hapësirave publike dhe në vendet ku ka qarkullim të lartë të këmbësorëve.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Mitrovicës.

“Ndalohet qarkullimi i të gjithë trotineteve elektrik, biçikletave elektrike, motoçikletave dhe mopedëve elektrik në sheshin e Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe në hapësirat publike ku ka qarkullim të lartë të këmbësorëve”, njoftoi komuna.

 

Qarkullimi i trotinetëve është i ndaluar edhe në sheshet e Prishtinës.

KALLXO.com ka raportuar për gjobitjet e qytetarëve që kanë vozitur trotinetët në shesh.