Komuna e Mitrovicës - Foto: KALLXO.com

Komuna e Mitrovicës hap konkurs për shtëpitë që do t'i ndërtojë Halil Kastrati

Komuna e Mitrovicës me 31 tetor ka hapur një konkurs publik për ndërtimin e shtëpive të cilat do të ndërtohen në bazë të marrveshjes për bashkëfinancim ndërmjet Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe Komunës së Mitrovicës.

Në bazë të kësaj marrëveshje, do të ndërtohen 40 shtëpi për familjet me gjendjen të rëndë ekonomike dhe sociale, dhe të cilat nuk e kanë zgjidhur çështjen e banimit në Komunën e  Mitrovicës.

Në bazë të konkursit publik të hapur nga Komuna e Mitrovicës, të drejt aplikimi kanë kategoritë e familjeve që nuk e kanë zgjedhur çështjen e banimit, në pronësi individuale, kanë mbetur pa banesë apo shtëpi si rezultat i dëmtimit të shtëpive gjatë luftës së fundit në Kosovës, dhe posedojnë sipërfaqe banimi nën normat e banimit, të përcaktuara për Kategoritë Sociale Ekonomike.

Sipas konkursit publik, kriteret për përcaktimin e radhës së përparësisë për sigurimin e banimit për familjet përfituese janë statusi i banimit, lartësia e të ardhurave, gjendja shëndetësore, invaliditeti, dhe struktura e familjes.

“Të gjithë të interesuarit për aplikim, kërkesat mund t’i marri dhe të njëjtat të dorëzohen në Qendrën për Shërbime të Qytetarëve, Zyra nr.10, nga ora 09:00, deri në ora 16:00, kati përdhese”, thuhet në konkursin publik.

Bashkëngjitur me kërkesë duhet të dorëzohen edhe dokumentet përcjellëse si:

1.Kopja e letërnjoftimit të parashtruesin e kërkesës,

2.Çertifikta e lindjes për anëtaret e familjes të parashtruesit të kërkesës,

3.Çeritifkata familjare,

4.Ekstrakti me vendbanimin e përhershëm,

5.Të dhënat për anëtarët e punësuar dhe burimet e të hyrave të rregullta,

6.Vërtetim nga Qendra Komunale e Bizneseve pranë zyrës Komunale nr.11 që parashtruesi i kërkesës apo edhe anëtarët e familjes së tij nuk kryejnë aktivitete afariste- biznesore,

7.Vërtetim nga Enti për punësim për të gjithë anëtarët e familjes të pa punë,

8.Vërtetim mbi shkollimi e rregullt,

9.Të dhëna mbi gjendjen shëndetësore të parashtruesit të kërkesës dhe anëtarëve të familjes, të lëshuara nga ana e enteve shëndetësore të autorizuara  ose të komisioneve profesionale,

10.Vëretim për dëshminë lidhur me statusin e familjeve të dëshmoreve.