Arkiv: Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Jugut

Komuna e Mitrovicës blen kompjuterë e laptopë në vlerë mbi 33 mijë euro për institucionet komunale

Komuna e Mitrovicës ka blerë kompjuterë, monitorë dhe laptopë për drejtoritë dhe institucionet e tjera komunale, në vlerë 33,530 euro.

44 kompjuterë, 33 monitorë dhe 5 laptopë të modeleve të ndryshme janë blerë për nëntë drejtori, Qendrën për Punë Sociale, Auditimin e Brendshëm dhe Zyrën Lokale për Komunitete të Komunës së Mitrovicës.

Këtë tender për furnizim me pajisje të teknologjisë informative e ka fituar grupi i operatorëve ekonomik, “Trio Tek sh.p.k & N.T.P Eramed & N.T.SH. Artech”.

Njoftimi për këtë tender është bërë në fillim të këtij muaji.

Sipas dosjes së tenderit, garancioni për këto pajisje është tre vjet.

Tenderin e plotë mund ta gjeni KËTU.

Komuna e Mitrovices

 

Komuna e Mitrovices