Projekti për zonën rreth Liqenit Akumulues - Foto: Komuna e Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës blen barkë 21 mijë euro

Komuna që udhëhiqet nga Agim Bahtiri ka shpenzuar mbi 21 mijë euro për të blerë një barkë.

Kjo barkë do t’i hyjë në punë Komunës për pastrimin e barit në liqenin akumulues të Mitrovicës.

Barka ishte blerë përmes tenderit publik në nëntor të vitit të kaluar. Për këtë tender kishin aplikuar 3 kompani, ndërsa sipas të dhënave publike, tenderin e ka fituar kompania që kishte ofruar çmimin më të ulët, “Profitech” Sh.P.K.

Komuna kishte kërkuar që të blejë një varke të plastikes ose të aluminit në të cilën do të mund të vendoste frezën për pastrimin e barit në liqenin akumulues.

Çmimi i saktë i barkës së blerë nga ana e komunës kap shifrën e 21 mijë e 277 euro e 76 cent.

Për këtë tender kishin aplikuar 3 kompani.