Foto: Komuna e Malisheves

Komuna e Malishevës: Zjarret janë lokalizuar

Komuna e Malishevës ka njoftuar se zjarret që kanë shpërthyer në vendbanimet e kësaj komune janë lokalizuar.

“Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shkaktuar disa zjarre të hapura, por falë angazhimit të ekipeve përgjegjëse dhe ndihmës nga komunat fqinje, zjarret janë lokalizuar, përderisa zjarret kanë shkaktuar rrezik edhe për shtëpitë e banimit. Të gjitha ekipet e zjarrfikësve dhe ekipet emergjente komunale, përfshi edhe policinë, janë dalë në vendngjarje, përderisa në ndihmë kanë dalë edhe zjarrfikësit nga komunat e Drenasit, Rahovecit e Prizrenit”, bënë të ditur komuna.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se fshati Shtupeq i Pejës është vatra më serioze e cila është përfshirë nga zjarri.

MPB: Vatra më serioze e zjarrit është në Shtupeq të Pejës