Pamje nga Malisheve

Komuna e Malishevës tërhoqi vendimin për ndërtimin e gurëthyesit

Drejtoria e Urbanizmit në komunën e Malishevës ka anuluar vendimin për lëshimin e parcelës kadastrale për ndërtimin e një gurëthyesi.

Vendimi  është tërhequr pas vendimit të Kuvendit Komunal të Malishevës dhe pas peticionit të banorëve të fshatrave Turjakë dhe Panorc.

Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm në Komunën e Malishevës, Ahmet Morina, bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ka marrë vendim për anulimin e vendimit të mëhershëm, për një kompani, e cila planifikonte të shfrytëzonte rreth tre hektarë sipërfaqe për qëllime komerciale.

Kompanisë “Geo Stone” me seli në Prishtinë më herët i është dhënë vërtetimi se ajo pjesë është jashtë planit urban.