Komuna e Malishevës: Ndihmat nga Ministria e Shëndetësisë na mjaftojnë vetëm për 6 ditë

Komuna e Malishevës i ka kundër-reaguar Ministrisë së Shëndetësisë e cila gjatë ditës tha se ka dërguear materiale shtesë shëndetësorë në Malishevë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Liridon Hoti përmes në reagimi për media ka deklaruar se furnizimet shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë nuk mjaftojnë për t’u përballur me coronavirusin.

“890 maska të dërguara, mjaftojnë vetëm për 6 ditë për personelin e QKMF-së. Në QKMF të  Malishevës, janë gjithsejtë 144 punëtor shëndetësor, të cilët përballen çdo ditë me rrezikun e pandemisë CoVid-19”, thuhet në reagimin e drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Malishevës.

“Nga data 11 mars, e deri më sot, janë 17 ditë, ndërsa maska mbrojtëse janë sjellë vetëm për 6 ditë”, thuhet tutje në reagim.

Hoti ka kërkuar më shumë përkrahje për Komunën e Malishevës që ta luftojë virusin CoVid-19.

“Vazhdojmë të kërkojmë më shumë përkrahje për Malishevën, pasi edhe numri i të prekurve me CoVid-19, e tregon më së miri gjendjen”, thuhet në përfundim të reagimit.

Coronavirusi – MSh demanton partinë e Fatmir Limajt për furnizimet në Malishevë

.