Komuna e Malisheves. Malisheve. 28.05.15 Photo: Atdhe Mulla

Komuna e Malishevës liron parkingun për mërgimtarët

Komuna e Malishevës ka marrë vendim për lirimin e hapësirës së oborrit të ndërtesës së Komunës në shërbim të mërgimtarëve.

Ky vendim vlen duke filluar nga nesër – 24 dhjetor deri më 10 janar.

“Parkingu i veturave apo oborri i Komunës, rezervohet vetëm për veturat e mërgimtarëve ( konstatimi sipas regjistrimit të automjetit i jashtëm) të cilët mund të marrin shërbime nga administrata e Komunës së Malishevës”, thuhet në vendimin e publikuar nga Komuna e Malishevës në rrjetin social ‘Facebook’.