Një bebe e porsalindur | Foto nga Long Thai Linh/ EPA

Komuna e Malishevës ekzekuton pagesat për 110 lehona

Komuna e Malishevës ka ekzekutuar pagesat prej 100 euro për 110 nëna që kanë lindur fëmijë.

Sipas njoftimit të Komunës, shuma e përgjithshme që është paguar, është 11 mijë euro.

“Në kuadër të zbatimit të vendimit për përkrahjen e nënave që lindin fëmijë, Komuna e Malishevës në katër mujorin e dytë të këtij viti ka përkrahur edhe 110 nëna të cilat kanë aplikuar për përkrahje”, thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se janë kryer pagesat për të gjitha ato nëna të cilat kanë aplikuar dhe aktualisht, nuk ka asnjë aplikim që nuk janë ekzekutuar mjetet në shumë prej 100 euro.