Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komuna e Lipjanit fiton Çmimin Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer

Çmimi Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer është fituar nga Komuna e Lipjanit.

Kjo është bërë e ditur nga i pari i kësaj Komune, Imri Ahmeti.

Ahmeti përmes një postimi ka bërë të ditur se lajmin për fitimin e këtij çmimi e ka pranuar sot.

“Sot kemi pranuar një lajm të mrekullueshëm, Komunës së Lipjanit i është dhënë Çmimi Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer” – tha Ahmeti.

Tutje ai tregoi se Komuna e Lipjanit ka përfunduar me sukses procesin e vlerësimit për Çmimin Evropian të Qeverisjes së Shkëlqyer (ELoGE).

Sipas Ahmetit, Lipjani ka arritur një nivel të lartë të qeverisjes, të krahasuar më 12 Parimet e Këshillit të Evropës në kuadër të Qeverisjes së Mirë Demokratike.

Çmimi Evropian i Qeverisjes së Shkëlqyer ndahet nga Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale (ALDA) e Këshillit të Evropës.