Lipjani (Ilustrim)

Komuna e Lipjanit anulon aktivitetet për përvjetorin e çlirimit shkaku i pandemisë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar se komuna ka anuluar të gjitha aktivitetet për nder të 12 qershorit, ditës së çlirimit të qytetit.

Ahmeti ka shkruar se aktivitetet janë anuluar për shkak të pandemisë COVID-19.

“Për shkaqe të pandemisë COVID-19, dhe pas rastit të fundit të shfaqur në Lipjan, për të treguar kujdesje ndaj njëri tjetrit dhe ndaj vetës sonë, kemi vendosur që të anulohen të gjitha aktivitetet e parapa të mbahen me 12 Qershor, kështu duke respektuar rekomandimet e nevojshme”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Po ashtu, i pari i Lipjanit ka bërë thirrje qytetarve se pas lirimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë, të vazhdohet me kujdes dhe të zbatohen rekomandimet e IKShPK-së.

“Në vigjilje të festës së 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Komunës sonë, uroj të gjithë qytetarët të Komunës së Lipjanit, duke kujtuar kurorëzimin e përpjekjeve, të organizimeve shekullore-popullore pas shumë vuajtjeve, sakrificave e në vetëflijim të brezave deri në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Imri Ahmetit.