Ilustrim

Komuna e Leposaviqit blen tavolinë ping-pongu

Komuna e Leposaviqit ka blerë një tavolinë ping-pongu në vlerë 972 euro.

Ky tender është iniciuar më 15 tetor ndërsa kontrata për blerjen e tavolinës së ping-pongut është nënshkruar më 19 tetor. Pra kontrata është nënshkruar katër ditë pas shpalljes së tenderit.

Kontratën e ka fituar kompania “P.P. KAPA” nga Leposaviqi. Ajo ka qenë njëra nga dy kompanitë që ka dorëzuar ofertën dhe e vetmja kompani e përgjegjshme.

Komuna e Leposaviqit kishte ndarë 999 euro për të blerë këtë tavolinë të ping-pongut por ajo është blerë për 971 euro apo 27 euro më pak se vlera e parashikuar.

Kriter për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.

Në njoftimin për nënshkrimin e kontratës, Komuna e Leposaviqit nuk ka treguar se për cilin institucion është blerë kjo tavolinë e ping-pongut.