Komuna e Kllokotit shkon në balotazh

Komuna e Kllokotit, në zgjedhjet lokale të këtij viti nuk ka arritur të zgjedhë kryetarin në raundin e parë të zgjedhjeve.

Vladan Bogdanoviq nga Lista Serbe ka marrë 788 apo 41.45 për qind dhe Strahinja Spasiq nga Iniciativa qytetare Harmonia Popullore Serbe – GI SNS ka marrë 687 vota apo 36.14 për qind të totalit të votave.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në këtë komunë, Srecko Spasiq nga G.I. SRPSKA ka fituar në komunën e Kllokotit, në raundin e dytë të zgjedhjeve me 54,80 për qind.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2009, Sasha Mirkoviq ka fituar 100 për qind të votave pasi kishte qenë kandidati i vetëm.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet ditën e diele katër (4) javë pas raundit të parë.

“Nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50%, plus një (1) votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë, KQZ-ja organizon raundin e dytë të zgjedhjeve në mes të dy kandidatëve të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme. Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet ditën e diele katër (4) javë pas raundit të parë”, thuhet në nenin 9 të këtij ligji.

Në zgjedhjet lokale të cilat janë mbajtur dje, sipas rezultateve preliminare të shpallura Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 21 komuna do të shkojnë në balotazh.

Ndërsa, 17 prej tyre deri më tani sipas rezultateve preliminare i kanë më shumë se 50 për qind të votave.

Këto janë 21 komunat që pritet të shkojnë në balotazh