Komuna Klinë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Komuna e Klinës ndanë 3 mijë euro për shëtitje në Ulqin për gratë e administratës më '8 Mars'
Shëtitje nëpër qytetin e Ulqinit, Budvë dhe Kotorr të Malit të Zi, mish garniturë, mish peshku e specialitet tjera për ushqim, së bashku me muzikë në natën festive, pritet të organizohet për gratë e administratës komunale të Klinës për festën e 8 marsit, ditës së gruas. Për këtë qëllim komuna ka ndarë 3 mijë euro.
Në mesin e këtij muaji, Komuna e Klinës hapi tender për blerjen e shërbimeve të transportit dhe akomodimit në Ulqin për gratë e administratë komunale për festën e 8 marsit, ditës së gruas.
Për blerjen e këtyre shërbimeve, komuna ka parashikuar të nënshkruaj kontratë deri në 3,000 euro.
Koutimi i çmimit është lloji i procedurës së përdorur për këtë tender, ndërsa si kriter për dhënie të kontratës është vendosur si kriter çmimi më të ulët.
Komuna bën të ditur agjendën e këtij udhëtimi
“Agjenda e udhëtimit te punëtoreve te k.k. Klinë per festen e 8 marsit Transporti Klinë Ulqin Data e nisjes – 04.03.2022 ora 13h Data e kthimit 07.03.2022 pas ngrenjes se mengjesit Akomodimi ne hotel 3 netë e premte, shtune ,diele te hanen kthimi pas mengjesit Te shtunen ne mbremje e cila per ne do te jet festive me muzik (d.j) Dhomat dyshe,treshe katershe. Ushqimi do te jetë vetem mengjes dhe darkë Darka perberja e ushqimit supë, mish me garniture, sallat si dhe pije (per naten e pare) Nata e dytë Peshk me te gjitjha perberjet qe ka një pjat (sallatë, pije,desert ngase esht mremje festive) Nata e tretë specialitetet e hotelit ( ushqim nga shtepia)“, thuhet në njoftim.
Më tej, për shëtitje, sipas thirrjes parashikohet që dita e pare, në mbrëmje të jetë arritja ne Ulqin, në ditën e dytë shëtitje nëpër Ulqin si dhe një udhëtim me anije.
Në ditën e tretë, vizitë ne Budve dhe Kotorr dhe dita e katër pas mëngjesit kthimi dhe gjate kthimit parashikohet të ndalen për drekë në Shkodër.
Numri i punëtoreve pritet të jenë gjithse 34 persona, 5 më pak apo më shumë.