Klina

Komuna e Klinës mbulon shpenzimet e varrimit për qytetarët e saj

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka bërë të ditur se tashmë shpenzimet financiare të varrimit, për secilën familje që do të ketë rast vdekje, do të mbulohen nga Komuna.

Përmes llogarisë së tij në Facebook, Elezaj ka njoftuar qytetarët e Klinës se familjarët që humbin të afërmin e tyre, nuk do të kenë më barrën e pagesës së shpenzimeve të varrimit.

“Duke pas parasysh kërkesat, nevojat dhe mundësitë financiare të qytetarëve, pas planifikimit buxhetor nga Komuna, nga dita e sotme, secila familje që do të ketë rast vdekjeje, përveç dhembjes dhe pikëllimit për humbjen e të afërmit të tij, nuk do të ketë më mbi vete edhe barrën e sigurimit të shpenzimeve financiare të varrimit, të cilat tash e tutje do të mbulohen nga Komuna.”, ka shkruar Elezaj.

Zenun Elezaj në Facebook