Komuna e Klinës ka nevojë për barna kundër COVID-19

Komuna e Klinës ka bërë të ditur se ka nevojë për të furnizuar me barna kundër virusit COVID-19. Kjo u bë e ditur nëpërmjet thirrjes për kontratë të kësaj komune në “e-prokurim”.

Sot përmes platformës elektronike për prokurim publik “e-prokurimi”, Komuna e Klinës ka iniciuar aktivitetin e prokurimit me titull “Furnizim me barna anti covid”.

Për të realizuar këtë furnizim, Komuna ka parashikuar të nënshkruaj kontratë në vlerë deri 30 mijë euro.

Në përshkrimin e shkurtër të kësaj lënde tregohet se çfarë është planifikuar të blihet

“Amp ceftriaxon 1g 10000 Copë,  Amp B-complex 10000 Copë, Amp B6 5000 Copë, Amp vitaminë C 500mg ml 10000 Copë, Amp analgin 500mg ml 10000 Copë, Kanila 22G 10000 Copë, Kanila 24G 10000 Copë, Sistem për infuzion 10000 Copë Amp gentamicin 80mg ml 5000Copë”, thuhet në njoftim

Procedura e hapur e prokurimit, është lloji i procedurës së përdorur për këtë aktivitet të prokurimit, nga komuna ku si kriter për dhënie të kontratës ishte caktuar çmimi më i ulët.