Komuna e Kamenicës zgjat orarin e punës për shkak të fluksit

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se do zgjasë orarin e punës për shkak të fluksit të madh të punëve.

Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati ka marr vendim që deri më datë 25 dhjetor të punohet me orar të zgjatur, e hënë-e shtunë nga ora 08:00 deri 18:00.

“Fundi i një viti të suksesshëm, përcillet me fluks të madh të punëve. Për kryerjen e të gjitha procedurave të pagesave në subvencione, projekte në investime kapitale dhe pranimin e kërkesave nga qytetarët, kemi vendosur që deri më datën 25 dhjetor, e hënë-e shtunë, të punojmë nga ora 08:00 deri në 18:00! Falënderoj të gjithë kolegët për bashkëpunim dhe koordinim, saherë që paraqitet nevoja”, ka thënë ai.