Kamenica

Foto: Denis Sllovinja

Komuna e Kamenicës vendoset në zonën e gjelbër

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të largoj nga zona e verdhë Komunën e Kamenicës dhe ta vendos në zonën e gjelbër.

Kjo pasi që numri i rasteve në këtë komunë është zvogëluar, duke shënuar kështu vetëm 39 raste aktive.

Komuna e Kamenicës gjithashtu ka njoftuar se nga sot operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri më orën 22:00; Qendrat Tregtare nga ora 05:00 deri më orën 22:00; Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë nga ora 05:00 deri më orën 22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesa” si dhe transporti publik lejohet të punoj duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, për të respektuar “Manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID-19”.

Tutje Komuna e Kamenicës ka njoftuar se gjithsej janë 661 raste të identifikuara me COVID-19, 588 janë shëruar, 39 raste janë aktive ndërsa 34 persona kanë vdekur.