Foto: Komuna e Kamenicës

Komuna e Kamenicës rrënon stallën e ndërtuar nga qytetari në pronë publike

Komuna e Kamenicës ka marrë vendim për të rrënuar një stallë, e cila ishte ndërtuar në një pronë publike në fshatin Rubovc.

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoriatit kishte konstatuar se ky ndërtim konsiderohet si uzurpim i hapësirës publike dhe rrënimin e objektit e kanë bërë sot.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit, në bazë të vendimit Sh 09 Nr 36781 ka bërë rrënimin e objektit (shtallës) të ndërtuar në hapësirën publike në fshatin Rubovc. E konstatuar si ozurpim i hapësirës publike, rrënimi i objektit është bërë sot me ndihmën e organeve kryesore të sigurisë”- thuhet në njoftimin e Drejtorisë.