Kaçaniku

Komuna e Kaçanikut pagoi 180m² asfalt pa u shtruar fare

Në projektin “Zgjerimi i rrugës Avdurrahim Shehu” në komunën e Kaçanikut në fillim të kontratës ishte planifikuar se do të shtoheshin me asfalt – beton 2016 m², ndërsa sipas librit ndërtimor tek pozicioni 8” janë realizuar 1836m² apo 180m² më pak.

Menaxheri i kontratës kishte aprovuar ndryshime të pozicioneve të kontratës pa aprovim paraprak nga Zyrtari Kryesor Administrativ.

Sipas gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit pagesa është bërë e njëjtë si në fillim të kontratës në vlerë prej 199,935€, dhe jo më pak.

“Për këtë kontratë ishte nënshkruar edhe aneks kontrata, ku gjashtë pozicione kishin pësuar ndryshime të theksuara të sasive përkundër që vlera totale e aneks kontratës nuk kishte ndryshuar”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Sipas zyrtarëve përgjegjës ndryshime janë bërë për shkak problemeve pronësore dhe për tu përshtatur nevojave të situatave të terrenit apo kërkesave të qytetarëve

ZKA ka rekomanduar që “Kryetari të sigurojë respektimin e rregullave të prokurimit, në lidhje me menaxhimin e kontratave. Gjithashtu edhe menaxheri i kontratës të veprojë në bazë të kompetencave me qëllim të respektimit të rregullave dhe mos tejkalimit të kompetencave dhe sa herë që paraqitet nevoja për ndryshime të kontratës të bëj kërkesë për aprovim të ndryshimeve duke arsyetuar kërkesën për ndryshim dhe marrë aprovimet e duhura”.