Komuna e Junikut tregon për dëmet nga stuhia e fortë

Para dy ditëve, komuna e Junikut është goditur nga një stuhi e fortë dhe të reshura të mëdha të shiut.

Sipas njoftimit të Komunës, edhe sot po vazhdojnë angazhimet për evitimin e rrezikshmërisë dhe lokalizimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe reshjet e shiut.

“Komuna e Junikut dy ditët e fundit është goditur nga stuhi të forta dhe të reshura të mëdha nga edhe janë shkaktuar dëme në rrjetin energjetik dhe lokacione të caktuar edhe janë vërshuar”, thuhet në njoftim.

Tutje, Komuna ka bërë të ditur se Drejtoria e Shërbimeve Publike edhe sot po vazhdon angazhimin në lokalizimin e dëmeve dhe evidentimin e zonave më të prekura nga stuhia dhe të reshurat e mëdha duke bërë përpjekje që situatën ta mbajë nën kontroll që të mos ngjallet panik tek qytetarët dhe ata të ndihen të sigurt.

Komuna e Junikut ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar.