Komuna e Junikut ndërton kanale të ujitjes

Komuna e Junikut ka filluar ndërtimin e kanaleve të ujitjes në lokacionin Jazina- Prita e Katunit, projekt që ka për qëllim rregullimin e infrastrukturës duke iu ofruar qytetarëve kushte të përshtatshme për zhvillim të bujqësisë.

Sipas Komunës së Junikut, këto projekte po zhvillohen në kuadër të iniciativës “Shërbime të mira për zhvillim të bujqësisë dhe blegtorisë”.

Ky projekt është realizuar nga Komuna e Junikut dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.