
Komuna e Junikut merr me qira gjeneratorë për ditën e Zgjedhjeve
Komuna e Junikut duket se ka gjetur zgjidhjen për të evituar mungesën e rrymës në procesin e Zgjedhjeve të 9 shkurtit për Kuvendin e Kosovës. Komuna ka njoftuar se ka nënshkruar Kontratë që të marrë me qira për 7 ditë, gjeneratorë me kapacitet prej 30 deri 37 KW. Në këtë Kontratë qiramarrje përfshihet edhe transporti i gjeneratorëve.
Për Kontratën e nënshkruar në vlerë 930 euro, Komuna e Junikut përdori procedurën e vlerës minimale, me kriter për dhënie të Kontratës – çmimi më i ulët.
Kujtojmë se Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës do të mbahen këtë të diel, më 09.02.2025. Këto janë Zgjedhjet e para të rregullta, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Për ruajtjen e fshehtësisë së votës, më 21.01.2025, Prokuroria e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse dikush ua cenon fshehtësinë e votës të lajmërojnë në Polici apo në Prokurori.