FOTO: Komuna e Istogut

Komuna e Istogut nis rrënimin e objekteve të vjetra që paraqesin rrezik për qytetarët

Drejtoria e Inspeksonit të Komunës së Istogut ka nisur sot aksionin e rrënimit të “Mullirit të Vjetër” në Rakosh, i cili po paraqet rrezik për jetën e qytetarëve dhe fëmijëve të kopshtit “Gëzimi ynë” që gjendet pranë objektit në fjalë.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Istogut përmes një njoftimi ku është thënë se kjo po bëhet pas vlerësimeve të zyrtarëve komunalë për rrënimin e objekteve të vjetra që paraqesin rrezik për qytetarët

Sipas këtij njoftimi, ecurinë e projektit nga afër e ka parë drejtori i Inspeksionit Kushtrim Buleshkaj, i cili ka theksuar se në ditët në vazhdim do të rrënohen objektet të tjera, që përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve dhe objekteve që paraqesin pengesë për zhvillimin infrastrukturor e urban në komunën e Istogut.

 

FOTO: Komuna e Istogut.
FOTO: Komuna e Istogut
FOTO: Komuna e Istogut.