Komuna e Graçanicës.

Komuna e Graçanicës shtroi asfaltin dhe e vendosi rrethojën e urës në fshatin Gushtericë pas gjetjes se Auditorit

Komuna e Graçanicës nuk ka shtruar asfaltin në urën e fshatit Gushtericë sipas tenderit. Gjithashtu as rrethoja e urës nuk është bërë në gjatësinë e paraparë në projekt.

Sipas tenderit, ky asfalt ka pasur të shtrohet në trashësi prej 4 cm.

Kjo gjë ishte bërë vetëm pasi këtë urë e kishte ekzaminuar Auditori i Përgjithshëm. Menjëherë pas vizitës së auditorit, komuna kishte intervenuar dhe kishte rregulluar këto gjetje.

Kjo rrethojë ishte bërë për 14,4 metra më shkurt se sa ishte planifikuar në tender. Kjo rrethojë ishte montuar vetëm 17.6 metra nga 32 metra sa ishte planifikuar.

Këto investime figurojnë në punët e kryera të projektit “Ndërtimi i urës së armuar në Gushtericë të Poshtme” në vlerë 23 mijë e 297 euro.

“Pas pranimit të draft raportit tonë të auditimit Komuna kishte marr veprime për t’i eliminuar mangësitë e identifikuar, me ç’rast ka kërkuar nga ne të bëjmë një riekzaminim. Në riekzaminimit tonë të bërë këtij projekti me datë 05.05.2022, është vërejtur se mangësitë e identifikuara ishin eliminuar. Kjo ka ndodhur si rezultat i mbikëqyrjes joadekuate nga menaxheri i projektit”, thuhet në raportin e auditimit.