Foto: Komuna e Gjilanit/ Facebook

Komuna e Gjilanit u shpërndan 300 shtëpiza të bletëve 54 bletarëve

Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari e Gjilanit sot u ka shpërndarë 300 shtëpiza të bletëve 54 bletarëve.

Sipas njoftimit të Komunës së Gjilanit, kryetari Alban Hyseni ka thënë se sektori i bujqësisë ka nevojë më të madhe për mbështetje financiare dhe se në vitin e ardhshëm do të rritet buxheti për sektorin e bujqësisë.

“Fatkeqësisht, buxheti që është i planifikuar dhe i ndarë në vitin e kaluar është i pamjaftueshëm për bujqësinë, ndërsa për vitin e ardhshëm do të planifikojmë edhe projekte të reja dhe rritje të buxhetit për sektorin e bujqësisë, sidomos tek subvencionimi dhe përkrahja direkte për fermerët” – njoftohet të ketë thënë kryetari Hyseni.

Sipas këtij njoftimi, drejtori për Bujqësisë dhe Pylltari, Bajram Isufi, ka thënë se po bëjnë përpjekje maksimale për mbështetje të fermerëve, duke u zotuar së në vitin e ardhshëm do të ketë dyfishim të subvencioneve për bletarët.