Komuna e Gjilanit nis largimin deponive të egra

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Gjilan njofton se  ka filluar sot largimin e deponive të egra në territorin e kësaj komune.

Sipas njoftimit, ky aktivitet po realizohet krahas pastrimit të rrugëve, trotuareve dhe parqeve që është duke e bërë në vazhdimësi.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i parkojnë veturat e tyre në trotuare, për shkak që ato hapësira nevojitet që të pastrohen.

“Pastrimi i rrugëve, trotuareve dhe parqeve të Gjilanit është prioritet në këtë faze, sikurse edhe largimi i deponive të egra, organike, inerte. Me këtë rast, ju lutemi shumë që të mos parkoni veturat tuaja në trotuare dhe në vende publike sepse do të largohen nga organet kompetente për të liruar rrugët për motivin e pastrimit”, ka thënë Haziri.