Komuna e Gjilanit mbledh shtabin pas rasteve të konfirmuara me coronavirus

Dy rastet e fundit të konfirmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike se janë të prekur me coronavirus, ka bërë që shtabi komunal i Komunës së Gjilanit të mblidhet urgjentisht.

KALLXO.com mëson se mbledhja është duke u zhvilluar brenda zyreve të Komunës së Gjilanit.

Mbledhja urgjente e shtabit erdhi pas dy rasteve të konfirmuara me coronavirus po në këtë qytet.

Ende nuk dihet masat që do të ndërmerren në lidhje me këtë rast ndërsa IKSHP nuk ka dhënë detaje nëse personat e prekur janë të ardhur nga shtete të jashtme apo kanë pasur kontakt me ndonjë person tjetër të prekur me COVID-19.

Sipas njoftimit të IKSHP-së një 20 vjeçar dhe një 36 vjeçare kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar në lidhje me masat që do të ndërmarrë Komuna e Gjilanit .

Deri më tani 31 raste janë konfirmuar pozitiv me coronavirus.

Dy rastet e reja me coronavirus janë nga Gjilani