Komuna e Gjilanit, Foto: Komuna e Gjilanit

Komuna e Gjilanit hap konkurs për ndarjen e bursave për studentë

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Gjilanit ka hapur konkurs për ndarjen e 200 bursave për studentët e kësaj komune.

Sipas njoftimit të Komunës 100 bursa me vlerë 600 euro (për 10 muaj nga 60 euro) do jenë për studentë të Komunës së Gjilanit që studiojnë jashtë Gjilanit dhe 100 bursa me vlerë 400 euro (për 10 muaj nga 40 euro) për studentë që studiojnë në Komunën e Gjilanit.

Në njoftim gjithashtu theksohet se asnjë studentë nuk mund të përfitojë nga këto bursa nëse ka marr bursë nga ndonjë institucion tjetër.

Konkursi do jetë i hapur për 15 ditë kurse aplikacionet do mund t’i dorëzoni pranë qendrës për shërbim të qytetarëve në Gjilan.

Për më shumë detaje klikoni këtu.