Komuna e Gjilanit hap konkurs për bursa për studentët

Komuna e Gjilanit sot ka hapur thirrjen për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune.

Ata kanë njoftuar se pritet të ndahen 289 bursa për studentët e komunës së Gjilanit, për vitin akademik 2021/2022.

172 bursa do të ndahen nga 600 euro (për dhjetë muaj nga 60 euro), për studentët e studimeve themelore të komunës së Gjilanit, të cilët studiojnë në universitetet e Kosovës jashtë komunës së Gjilanit.

98 bursa do të ndahen nga 400 euro (për dhjetë muaj nga 40 euro), për studentët e studimeve themelore të komunës së Gjilanit, të cilët studiojnë në universitetet brenda komunës së Gjilanit.

Si dhe 19 bursa nga 400 euro (për dhjetë muaj nga 40 euro), ndahen për studentët e studimeve Master.

Kriteret e Përgjithshme dhe të veçanta për të fituar bursën janë:

– Shfrytëzues të bursave mund të jenë vetëm studentët me vendbanim të përhershëm në Komunën e Gjilanit;

– Shfrytëzues të bursave studentore mund të jenë vetëm studentët e rregullt;

– Shfrytëzues të bursave studentore mund të jenë vetëm studentët e rregullt me notë mesatare nga 7.0;

– Bursat do të ndahen vetëm për studentët që kanë mbaruar një vit e më shumë të studimeve; Nuk mund të jenë përfitues të bursës më shumë se një student (aplikues) nga familja e ngushtë.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

1.Certifikata e notave (origjinale);

2.Certifikata mbi vendbanimin e përhershëm;

3.Kopja e letërnjoftimit;

4.Vërtetimi se studenti/ja ka regjistruar vitin akademik , i/e rregullt;

5.Vërtetimi se aplikuesi është fëmijë i dëshmorit/es apo veteranit të UÇK-së;

6.Dëshmi se familja i ka 3 studentë në studime të rregullta;

7. Dëshmi për gjendjen e vështirë ekonomike ( vërtetimi i asistencës sociale apo ndonjë dëshmi tjetër për gjendjen e vështirë ekonomike);

8.Dëshmi se studenti/ja nuk i ka dy prindërit apo njërin në jetë. Kopjen e xhirollogarisë bankare e konfirmuar nga banka përkatëse.

Sipas njoftimit, konkursi është i hapur për aplikim 15 ditë nga dita e shpalljes në faqen e Komunës së Gjilanit si dhe në mjetet e tjera të informimit publik.

“Të gjithë studentët e interesuar duhet t’i marrin aplikacionet dhe të plotësuara me dëshmitë e kërkuara të dorëzohen pranë Qendrës për Shërbime me Qytetarë në kuadër të Drejtorisë për Administratë e Përgjithshme në Gjilan”, thuhet në njoftim.