Komuna e Gjilanit fillon sot dezinsektimin hapësinor

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se sot fillon fazën e dezinsektimit hapësinor

Në njoftimin e Komunës thuhet se faza e tretë e dezinsektimit bëhet me qëllim të asgjësimit të mushkonjave dhe insekteve.

“Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemaili, ka njoftuar se dezinsektimi nis nga ora 20:00 deri në mesnatë dhe zgjat gjashtë ditë me radhë”, thuhet në njoftim.

Tutje, Komuna e Gjilanit ka kërkuar  nga bletarët që t`i mbajnë të mbyllura bletët prej orës 20:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit, gjatë ditëve sa zgjat dezinsektimi, për të shmangur ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdoren për asgjësimin e mushkonjave.