Komuna e Gjilanit blen dron për ta ruajtur pyllin nga qielli

Komuna e Gjilanit ka shkuar edhe një hap më tutje për ta mbrojtur pyllin nga prerësit ilegalë.

Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan pritet të furnizohet me një dron me qëllim të mbikëqyrjes së pyllit.

Vlera e kontratës e cila pritet të nënshkruhet është 2,124 euro. Kompania e rekomanduar për këtë tender është “INFINITT” Sh.P.K.

Komuna e Gjilanit ka kërkuar që droni të jetë profesional i nivelit të lartë të hyrjes me aftësi të shmangies së fuqishme të pengesave.

Pesha, duke përfshirë baterinë dhe helikat të jetë 1,388 gramë ndërsa koha maksimale e fluturimit të jetë afërsisht 30 minuta.

Thirrja për kontratë nga Komuna e Gjilanit është publikuar më 11 tetor. Për blerjen e dronit komuna kishte ndarë një buxhet prej 2,500 eurove por kompania e rekomanduar për këtë kontratë ka ofertuar 400 euro më lirë se vlera e parashikuar.

Për këtë tender u përdor procedura e koutimit të çmimit me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Javën që shkoi, komuna bëri të ditur se nga pesë tenderët e pranuar, çmimi më i lartë i pranuar ishte 2,500 euro ndërsa ai më i ulët 2,124 euro i kompanisë ” INFINITT ” Sh.P.K., e cila është rekomanduar me kontratë.