Komuna e Gjilanit binjakëzohet me Sioux City të ShBA

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kryetari i qytetit të Sioux City të Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bob Scott, kanë nënshkruar të mërkurën marrëveshjen e binjakëzimit mes këtyre dy komunave.

Sipas një njoftimi për media, përpos kryetarit të qytetit Sioux City, në ceremoninë e organizuar nga ky qytet, të pranishëm ishin edhe ushtarakët, policia e shtetit, zjarrëfikësit dhe të zgjedhurit e popullit.

Kryetari Haziri ka thënë se kjo marrëveshje ka për qëllim shkëmbimin e studentëve dhe përvojave të tjera profesionale.

“Në këtë dokument që sot po e nenshkruajmë, pra binjakëzimin e qyteteve tona për bashkëpunim në shumë fusha, e që nënkupton për bashkëpunim të gjeneratave të reja e fermerëve. Gjilani është zonë tipie agroindustriale dhe fermerë të mirë, të cilëve do t’iu dalim në ndihmë”, ka shtuar Haziri.

Ndërkaq, kryetari i Sioux City, Bob Scott, theksoi se marrëveshja e binjakëzimit, përkthehet në bashkëpunim në shumë sektore, për fermerët, të rinjtë dhe në bashkëpunimin e shkëmbimit të studentëve.

Edhe Komuna e Vushtrrisë në vitin 2018 ka nënshkruar marrëveshje binjakëzimi me qytetin Norwalk të shtetit Iowa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vushtrria binjakëzohet me qytetin Norwalk në SHBA (VIDEO)

www.kallxo.com