Komuna e Gjakovës shpërndan mjete bujqësore për bujqit

Ditën e sotme, komuna e Gjakovës, ka bërë shpërndarjen e disa motokultivatorëve, ku 27 bujq të komunës kanë përfituar nga ky subvencion.

Sipas njoftimit, vlera totale e këtij subvencioni është 13 mijë e 230 euro.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, tha se gjatë këtij viti në sektorin e bujqësisë nga ana e komunës është investuar në ndërtimin e pesë pendave me 6 mijë metra kanale të ujitjes. Sipas tij, investimi në bujqësi është me rëndësi jetike për prodhime cilësore dhe për punësim e zhvillim ekonomik.

Këta motokultivator janë një subvencionim i komunës së Gjakovës, konkretisht drejtorisë së Bujqësisë, në të cilin 20% të shumës kanë kontribuar edhe përfituesit.