Komuna e Gjakovës, FOTO: KALLXO.com

Komuna e Gjakovës realizoi 15.8 milionë investime kapitale për tri vjet

Në periudhën trevjeçare 2016-2018, Komuna e Gjakovës, kishte një buxhet final për t`u shpenzuar mesatarisht 23.2 milionë euro çdo vit.

Buxheti në dispozicion për t`u shpenzuar nga Komuna nga vitit 2016 deri në vitin 2018 ka shënuar rritje prej 4.27 milionë euro, përderisa shpenzimet kanë shënuar një rritje rreth 3.67 milionë euro.

Në kuadër të buxhetit në llogarit për t`u shpenzuar, bëjnë pjesë edhe të hyrat e bartura të cilat janë në vlerën e 1 milionë euro.

Si burime të fondeve të saj, përveç grantit të Qeverisë që ndahet nga buxheti, bëjnë pjesë donacionet e brendshme dhe të jashtme, financimet nga huamarrjet, si edhe të hyrat vetanake të komunës.

Përgjatë këtyre tri viteve, të hyrat vetanake që kishte realizuar komuna ishin në vlerën e 2 milionë euro në vit.

Në anën tjetër, për këtë periudhë, u realizuan 15.8 milionë euro investimet kapitale, me një mesatare prej 5.27 milionë euro investime në çdo vit.

Ajo çka vërehet, tek investime kapitale kemi rritje nga viti në vit. Investimet kanë të bëjnë me financimin e projekteve kapitale në infrastrukturën rrugore, ndërtimin dhe renovimin e objekteve arsimore dhe shëndetësore, mirëmbajtje investive, rrjet të kanalizimit dhe ujësjellësit, furnizim me pajisje, etj.

Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit për ketë komunë vënë në pah mangësie sa i përket realizimi të buxhetit edhe në vitet e mëparshme. Në vitin 2018, realizimi i buxhetit i komunës ishte i ulët përderisa në 2017-n, komuna nuk kishte arritur ta realizoj buxhetin për investime kapitale sipas planit dhe projekteve të synuara. Komuna kishte realizuar vetëm 73 përqind të buxhetit për investime kapitale

Shkeljet nëpër tenderë nga Komuna e Gjakovës

.