Gjakova (Ilustrim)

Komuna e Gjakovës nis publikimin e lejeve të ndërtimit

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se së shpejti do të fillojë publikimin e lejeve të ndërtimit.

Sipas komunës, vendimin e ka marrë kryetari Ardian Gjini.

“Ashtu siç ka premtuar, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka marrë vendim për publikimin e të gjitha lejeve të ndërtimit. Komuna e Gjakovës, shumë shpejtë do të bëjë edhe publikimin e lejeve të ndërtimit, të cilat janë marrë gjatë viteve të kaluara”, thuhet në njoftim.

Komuna thotë se pas publikimit të kontratave ‘ky është edhe një hap tjetër i rëndësishëm për një qeverisje transparente, efektive dhe llogaridhënëse’.