Komuna e Fushë-Kosovës pranoi shpërblim për projektin më të mirë
16.4.2021 - 19:53
Komuna e Fushë-Kosovës ka pranuar shpërblimin në vlerë prej 2,000.00 eurove, i cili ju dhurua komunës nga Organizata Ndërkombëtare Humanitare “Arbeiter –Samariter-Bund Deutchland-ASB”.
Shpërblimi u dhurua pas përzgjedhjes së projektit më të mirë të hartuar nga Komuna e Fushë-Kosovës, Organizata Rinore “Akti” dhe nga Qendra për Punë Sociale.
Dorëzimi u bë në zyrën e nënkryetarit të komunës se Fushë-Kosovë, Fadil Krasniqi nga drejtoresha e ‘ASB’ Dafina Hoxha.
Prezent në këtë takimin ishin, Rexhep Gojnovci nga Organizata Joqeveritare ‘AKTI’, Hysen Sllamniku nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Bahri Bislimi nga Qendra për Punë Sociale e Fushë Kosovës.