Tregu në Fushë Kosovë. Foto: Halim Kafexholli

Komuna e Fushë-Kosovës: Nesër nuk do të punojë tregu

Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar se që nga neser nuk do të lejohet tregu në këtë qytet.

Sipas njoftimit të Komunës, ky vendim është i nivelit qendror.

“Niveli qendror, sot ka marrë vendim që të mos funksionojë tregu në Fushë-Kosovë. Përkundër respektit për të gjithë ata që janë frekuentues të tregut të Fushë-Kosovës, ne si Komunë nuk mund të garantojmë që nesër do të ketë treg, prandaj për të mos krijuar shpenzime materiale-financiare dhe humbje kohe, ju njoftojmë se nesër, e Martë me datë 04.08.2020 nuk lejohet nga niveli qendror që të punoj tregu në Fushë-Kosovë”, thuhet në njoftim.