Agim Aliu - Foto: Facebook/ Agim Aliu
Komuna e Ferizajt ndan bursa për të gjithë studentët që aplikuan
22.5.2020 - 21:39
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes një njoftimi ka treguar se Komuna e Ferizajt do të japë bursa për të gjithë studentët që aplikuan në Komunë.
Ai u shpreh se duke pasur parasysh situatën e krijuar me COVID-19, studentët dhe prindërit meritojnë përkrahje
“Studentët meritojnë përkrahjen, veçanërisht tash kur pandemia ndrydhi xhepin e prindërve të tyre”, u shpreh Aliu.
Aliu tutje u shpreh se komuna sivjet nuk u kufizua në numër për ndarjen e bursave por secili që ka aplikuar duke dorëzuar dokumentet në Komunë për të përfituar bursë do ta marrë atë.
“Pra, bursë do t’i ndajmë, pa kufizim numri, secilit që aplikoi për të në Komunë”, tha Aliu.