Komuna e Ferizajt ia jep Policisë në shfrytëzim veturat zyrtare

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se ia ka dhënë në shfrytëzim veturat zyrtare Policisë në këtë komunë.

Gjithashtu bëhet e ditur që sot për herë të tretë janë dezinfektuar stacioni policor si dhe veturat e Policisë.

“Përvec dhënies në shfrytëzim të veturave zyrtare të Komunës në funksion të punës për përballimin e pandemisë COVID- 19, Komuna e Ferizajt për të tretën herë bëri edhe dezinfektimin e veturave e hapësirave punuese të uniformave blu, përkatësisht Stacionit Policor në Ferizaj”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje bëhet e ditur që Komuna e Ferizajt i ka dhënë në shfrytëzim veturat zyrtare të saj.

Pas fillimit të përhapjes së pandemisë në Kosovë, Komuna e Ferizajt ka mbyllur dhe ka dezinfektuar sheshet, objektet publike dhe vendet ku që janë konsideruar  si më më rrezik për përhapje të kësaj pandemie.

Komuna e Ferizajt deri më tani ka më së shumti të infektuar me COVID-19, gjithsej 98.