Komuna e Ferizajt dha në shfrytëzim prona pa aprovimin e Kuvendit

Zyra Kombëtare e Auditimit ka kryer auditim të pajtueshmërisë “Dhënia në shfrytëzim e pronave komunale dhe monitorimi i tyre në Komunën e Ferizajt” për periudhën 01.01.2022-30.09.2023.

Në këtë raport thuhet se në Komunën e Ferizajt u dhanë prona pa aprovimin e Kuvendit Komunal dhe pa procedurë konkurrimi.

Sipas ligjit për shfrytëzimin e pronës së paluajtshme, Kryetari i Komunës ka të drejtë të zhvilloj procedurat paraprake dhe të negocioj ofertat për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale, dhe pastaj të paraqes propozimin final, për miratim në Kuvendin e Komunës.

Kjo nuk kishe ndodhur në së paku dy raste në Ferizaj.

Kryetari i Komunës kishte nënshkruar marrëveshje për dhënie në shfrytëzim të Qendrës së trajnimeve në Greme dhe Qendrës së Inovacionit pa aprovim nga Kuvendi Komunal dhe pa zhvilluar procedura të konkurrimit.

Sipas ZKA-së, kjo ka ndodhur për shkak se janë anashkaluar procedurat.

Kjo sipas ZKA-së është e kundërligjshme.

“Dhënia e pronës komunale pa aprovim të Kuvendit Komunal dhe pa procedura konkurruese është e kundërligjshme. Gjithashtu, mungesa e transparencës nuk lejon të identifikohet qëllimi dhe përfitimi i komunës” – thuhet në raport.

Kryetari i Komunës, Agim Aliu rekomandohet që të sigurojë që të gjitha pronat komunale të ipen në shfrytëzim me aprovimin paraprak të Kuvendit Komunal si dhe marrëveshjet të miratohen përfundimisht nga organi legjislativ i Komunës.

Më 19.07.2024, Kryetari i Komunës ka konfirmuar se ka pranuar draft-raportin e ZKA-së dhe se Brenda 30 ditëve do të dërgojë planin e verpimit për zbatimin e rekomandimeve.

Këtë raport të auditimit mund ta qasni në këtë VEGËZ.