Foto: Facebook/ Komuna e Ferizajt

Komuna e Ferizajt angazhon pedagog për fëmijët me nevoja të veçanta

Nga sot e tutje, fëmijët me nevoja të veçanta në Ferizaj do të kenë pedagogun e tyre.

Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur që tashmë kjo komunë ka angazhuar një pedagog speciale për fëmijët me nevoja të veçanta.

Komuna për këtë ka angazhuar pedagogun Burim Sylejmanin i cili është edhe koordinator i ekipit vlerësues për fëmijë me nevoja të veçanta në nivel komunal.

Çdo fëmijë që ka nevojë për këshilla profesionale dhe referime adekuate mund të marrë këshilla nga pedagogu.

Në njoftim është bërë i ditur edhe numri kontaktues +383 44 452 886.